Het-trik i Owen në fitoren e United

dardanmiftari | Tuesday, December 08, 2009 | 0 Komente

Owen përshëndetet nga Evra dhe Scholes pas golit të tij. Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3-1 si mysafir i Wolfsburgut, dhe kjo humbje i kushtoi me eliminim kampionit të Gjermanisë.
Protagonisti i mbrëmjes ishte sulmuesi i United, Michael Owen, i cili shënoi het-trik në këtë përballje (44’, 83’ dhe 90’), ndërsa të vetmin gol për vendasit e shënoi boshnjaku Edin Dzeko. Në takimin tjetër të Grupit B, CSKA Moska e ka mposhtur Besiktasin në Stamboll, me rezultat 2-1, për të marrë vizën për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Nga ky grup vazhdojnë tutje, Manchester United dhe CSKA Moska, ndërsa Wolfsburgu do të bëjë gara në Europa League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...