Gerrard i lumtur me rikthimin e Torres
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është i lumtur që Fernando Torres është kthyer nga lëndimi dhe pret që t’i ndihmojë skuadrës për të dalë nga momenti i krizës.
“Për mua është gjë e madhe që Fernando është kthyer, është gjë e madhe për klubin, gjë e madhe për të gjithë këtu”. “Ai është njeriu kryesor i yni. Ai është golashënuesi ynë më i mirë, prandaj na nevojitet në formë të mirë dhe goditëse”. “Nëse kjo ndodh, atëherë jam i bindur se do të ngjitemi në Ligë dhe do të jemi në katër vendet e para”, ka thënë mesfushori anglez për This Is London.
Category: Futboll

















0 Komente