Zidane: Barca ka akademinë më të mirë

dardanmiftari | Sunday, July 03, 2011 | 0 Komente

Zinedine Zidane, legjenda e Real Madridit, u është bashkangjitur fytyrave prominente të Los Blancos që kanë lëvduar ekipin e Barcelonës, duke konfirmuar se Blaugranët janë më të mirë e kohës.
“Barcelona ka fat që ka një gjeneratë të jashtëzakonshme të gjashtë-shtatë lojtarëve nga akademia. Por, nuk shihni shumë gjenerata të tilla”.

“Reali po akuzohet për sistem jo të zhvilluar të akademisë, por më duket se keni harruar sa lojtarë në La Liga kanë kaluar nëpër akademinë e Real Madridit. Që ata nuk po gjejnë vend në përbërjen e parë është një gjë tjetër dhe ata kërkojnë minutazh diku tjetër”, ka thënë Zidane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...