Interi në çerekfinale të Kupës
Interi ka shënuar fitore minimale prej 1-0 në Coppa Italia, kundër Livornos, për të siguruar kalimin në çerekfinalen e kësaj gare.
Në shikim të parë kjo dukej një ndeshje shumë e lehtë për zikaltrit, mirëpo se nuk ndodhi ashtu tregon edhe rezultati minimal. Fitoren Nerrazzurëve ua siguroi mesfushori holandez Wesley Sneijder (61’), i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje. Në çerekfinale, Interi do të luajë me fituesin nga përballja Juventus-Napoli.
Category: Futboll
0 Komente