Liverpooli shënon fitore
Pas kritikave të shumta, më në fund Liverpooli ka arritur të shënojë fitore, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Anfield, kundër Wigan Athletic.
Të Kuqtë krijuan avantazh të dyfishtë me golat e David Ngog (9’) dhe Fernando Torres (79’). Ndërsa mysafirët arritën ta ngushtojnë rezultatin në minutat shtesë të takimit (90’+2), me golin e Charles N'Zogbia. Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ngjitet në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Birminghamin në vendin e shtatë dhe kanë një pikë më shumë se Manchester City (në pozitën e tetë) që u mposht nga Tottenhami me rezultat 3-0.
Category: Futboll
0 Komente