Chelsea ruan diferencën
Blutë kanë shënuar fitore prej 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Stanford Bridge kundër Portsmouthit, për të ruajtën diferencën prej tri pikësh nga përcjellësi Manchester United.
Nicola Anelka kaloi vendasit në epërsi (22’), ndërsa Frederic Piquionne barazoi rezultatin (51’). Tri pikë nga kjo përballje Chelseat ia siguroi mesfushori Frank Lampard, i cili shënoi nga penalltia (79’). Pas kësaj fitoreje, Chelsea qëndron në vend të parë me 40 pikë, tri më shumë se United dhe tetë më shumë se Arsenali dhe Aston Villa, që mbajnë pozitat tre dhe katër, respektivisht.
Category: Futboll
0 Komente