Juve e shet Felipe Melon
Juventusi tashmë ka filluar të mendojë për shitjen e Felipe Melos, sigurisht te Arsenali.
Mesfushori brazilian erdhi si një përforcim i madh në Juventus dhe Zonja e Vjetër pagoi për të plot 18.5 milionë funte.Por me paraqitjet e tij zhgënjyese, u shpall si përforcimi më i keq në Serie A dhe u zëvendësua që në minutën e 32-të në takimin kundër Cattanias.Gazzetta dello Sport shkruan se Juventusi po e analizon mundësinë për të shitur Melon, sigurisht te Arsenal që ishte në garë për të marrë shërbimet e tij në afatin kalimtar të verës.Raporti në mes të Ferrara dhe Melo nuk është aq i mirë, andaj edhe braziliani sigurisht se do të dëshirojë të largohet.Mediat italiane po ashtu shkruajnë se Juventusi është i interesuar seriozisht për mesfushorin e Udineses, Gaetano D'Agostino.
Category: Futboll
0 Komente