Malouda: Duhet ta ruajmë qëndrueshmërinë
Anësori i Chelseat, Florent Malouda, ka nënvizuar rëndësinë që skuadra e tij të shfrytëzojë përvojën dhe të reagojë pozitivisht ndaj pengesave të sezonit.
Pas barazimit kudër Evertonit në fundjavë, Blutë regjistruan ndeshjen e katërt pa fitore, ndërsa të mërkurën mbrëma ndeshen me Portsmouthin. “Nëse gabon njëherë, duhet të mësosh nga gabimi, dhe kjo është ajo që po mundohemi të bëjmë. Për këtë arsye po reagojmë”. “Nuk shqetësohemi sepse kemi përvojë. E filluam sezonin me ritmin e kampionit dhe e dinim se do të ketë momente kur do të humbim pikë”. “Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mjafton, por duhet të kemi vetëbesim në mënyrën si stërvitemi dhe si luajmë”, ka thënë Malouda për The Daily Express.
Category: Futboll
0 Komente