Mancini dëshiron Bayern Munichun
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, i ka bërë ballë ofertës nga kombëtarja e Nigerisë, në kërkim të një detyre tjetër ku do të menaxhonte ndonjë klub.
Mancini është lidhur me detyrën e përzgjedhësit të kësaj kombëtareje afrikane për dy evenimentet, atë të Kupës së Kombeve të Afrikës që zhvillohet nga muaji i ardhshëm dhe Kupën Botërore gjatë verës së ardhshme.Por Mancini dëshiron të vazhdojë të jetë trajner i klubeve. Burime të afërta me italianin kanë thënë për mediat italiane se ai është duke synuar të marrë detyrën e Louis van Gaal si trajner i Bayern Munichut.Holandezi është nën presion dhe Mancini është një prej favoritëve për të pasuar atë nëse atij i tregohet dera e daljes.
Category: Futboll
0 Komente