“S’ka problem, Kaka mund të qëndrojë”

dardanmiftari | Saturday, August 04, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i përgatitur që të llogarisë edhe për sezonin e ardhshëm në Kakan dhe Ricardo Carvalhon, pas jo seriozitetit të shfaqur nga të interesuarit për dy futbollistët.

“Për mua, Kaka mund të qëndrojë. Carvalho është lojtar i mirë dhe nëse ai qëndron ne do tentojmë të nxjerrim më të mirën nga ai. Vitin e kaluar ai luajti shumë mirë. Deri më 31 gusht, vendimi i tij dhe i jonë është që ai të qëndrojë”.

“Kaka është lojtar i mirë, që punon për grupin dhe është i përkushtuar. Nëse ai vendos të qëndrojë, ne jemi të kënaqur, nëse ai vendos të largohet, jemi të kënaqur përsëri. Për mua, nuk ka ndonjë problem”, ka deklaruar Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...