Haye: Klitschko ka frikë

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

David Haye ka pranuar se një duel me Wladimir Klitschkon në këtë moment është i pamundur, ndërsa tani ka rikthyer vëmendjen kah uzbeku Ruslan Chagaev.
Wladimir Klitschko ka aranzhuar duelin me Dereck Chisoran më 30 prill, ndërsa Haye do të ballafaqohet me Ruslan Chagaev në maj. Klitschko ka kërkuar që dueli me Haye të zhvillohet më 2 korrik dhe duke marrë parasysh se Haye-Chagaev zhvillohet në maj, një datë e tillë është jo realiste për boksierin britanik.
“Fansat e boksit duan të shohin më të mirin ndaj më të mirëve, nëse është aq e thjeshtë. Shumë rallë në boks takohen më të mirët. Krejt papritmas, ai e bën të ditur duelin me Chisoran, duke e ditur mjaft mirë se unë më pas e kam luftën me Chagaev. Një duel me mua pas kësaj është e pamundur, ai duhet të ketë turp, pasi tani ka treguar ngjyrat e fytyrës së tij”.
“Çka tash? Asgjë. Kjo nuk ka kurrfarë kuptimi, sidomos pas gjithë asaj fushate publike për të më sjellë në ring. Ky do ishte duel që do mbahej mend përjetë. Kur të pensionohem, njerëzit do ta pyesin se pse nuk luftoi me mua dhe ai duhet të përballet me këtë fakt. Nëse dueli nuk zhvillohet tani, nuk do të zhvillohet kurrë”.
“Shpresoj se ai do të bëhet më serioz dhe do të shohë çfarë po thotë bota për të, në mënyrë që ta anulojë atë duel për ta mbajtur një tjetër me mua, luftën që të gjithë duan ta shohin. Më zhgënjen mendja prej një fëmiu e Wladimir Klitschkos, pasi që ai do të hyjë në histori si boksieri që luftoi vetëm ndaj kundërshtarëve më të dobët”, deklaroi David Haye.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...