Shkarkimi? Nuk do befasohesha…

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti thotë se ndonjë shkarkim i papritur i tij nga posti i menaxherit të Chelesat nuk do ta befasonte atë aspak.
“Unë nuk do të isha i befasuar nëse e humbas punën, sepse ky është futbolli. Për disa njerëz është befasi që jam ende këtu. Por, unë kam marrëdhënie shumë të mira me pronarin dhe kjo është me rëndësi. Ju ndihmon në këtë situatë kur njerëzit dyshojnë në ju”.
“Mendoj se ne duhet të shikojmë dhe të përballemi me realitetin. Kam qenë në gjendje për të mbajtur marrëdhëniet mirë me pronarin. Nuk e di se sa trajnerë kanë qenë në gjendje ta menaxhojnë këtë klub me këto rezultate pa u shkarkuar, por pronari më ka përkrahur dhe e ndjej këtë pasi kam biseduar me të”, potencoi ‘Carlito’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...