Dalglish: Të jemi të bashkuar

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i ri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka bërë thirrje për frymë bashkimi në skuadër, në momentet kur The Reds gjenden në krizë të thellë të rezultateve.
“Gjithë ajo që dua të them është se do të bëj çdo gjë për t’i ndihmuar klubit, por të gjithë duhet të punojnë pa përjashtim. Nuk ka arsyetim pse të mos jemi të bashkuar. Nëse shkojmë në drejtime të ndryshime, nuk do të arrijmë asgjë”.
“Ne nuk mund të jemi gjithmonë të sukesshëm dhe të jemi realistë, mendoj se duhet të ecim para se të vrapojmë. Le të mos mendojmë ndonjë çmenduri se nuk do të mposhtemi deri në fund të sezonit. Ne jemi në gjendje ta bëjmë këtë, por të jemi realistë, le të dalim dhe le të bëjmë më të mirën”, u shpreh Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...