Giggs: Do të më mungojë Liverpooli

dardanmiftari | Sunday, January 09, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka deklaruar se atij do t’i mungojnë shumë duelet e mëdha kur të pensionohet, e veçanërisht derbi ndaj Liverpoolit.
“Unë i shijoj më shumë e më shumë ndeshjet e mëdha. Ju dëshironi të kënaqeni me ato në shumicën e kohës. Kur të pensionoheni do t’iu mungojnë ndeshjet e mëdha ndaj Liverpoolit, Arsenalit, Chelseat, ekipeve të mëdhe evropiane, atmosfera në to”, theksoi Giggs.
Kjo deklaratë e Giggs vjen pak orë para fillimit të ndeshjes Manchester United – Liverpool në kuadër të FA Cup.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...