Ronaldo nuk ndalet: 50 gola këtë sezon

Lina's | Monday, April 15, 2013 |

Cristiano Ronaldo po shkëlqen këtë sezon. Ylli portugez e konfirmoi formën e mirë edhe ndaj Athletic Bilbaos mbrëmë, duke realizuar dy gola në fitoren 3:0, të arritur mbrëmë.

Me këtë rast, sulmuesi i Real Madridit arriti në kuotën e 50 golave të shënuar në sezonin 2012/13. Ish futbollisti i Manchester Unitedit ka realizuar 31 gola në La Liga, 11 në Ligën e Kampionëve, 6 në Copa del Rey dhe 2 në Superkupën e Spanjës.

Portugezi ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit rresht në kampionatin spanjoll. Ai mbrëmë shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë. CR7 vërtetë nuk di të ndalet. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!