Robinho aludon në largim
Sulmuesi i Milanit, Robinho, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Milani për një rikthim te Santosi.
“Për Santosin gjithmonë jam në gjendje të rikthehem. Unë e kam mik të mirë presidentin Luis Alvaro dhe ne flasim shpesh. Është e vërtetë se Santosi ka biseduar me Milanin për transferimin tim, por Milani refuzoi”.
“Është fakt që nëse në të ardhmen vjen një ofertë tjetër, unë do të isha i gatshëm ta marr atë në konsideratë”, ka deklaruar Robinho.
Category: Futboll
0 Komente