Messi kryeson listën e FIFA-s për lojtarin e vitit
Pasi fitoi Topin e Artë, superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka mundësinë ta fitojë edhe çmimin për lojtarin më të mirë të vitit që ndahet nga FIFA.
22-vjeçari, i cili është argjentinasi i parë që ka mundësinë për ta fituar këtë çmim, është vendosur në krye të listës, të cilën e përbëjnë edhe bashkëlojtarët e tij te Barca, Xavi dhe Andres Iniesta.
Nominimet i kompletojnë fituesi nga viti i kaluar, Cristiano Ronaldo, dhe bashkëlojtari i tij te Real Madridi (fituesi nga viti 2007), Ricardo Kaka.
Nominimet për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA:
Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid)
Andres Iniesta (Spanjë, Barcelonë)
Kaka (Brazil, Real Madrid)
Xavi (Spanjë, Barcelonë)
Category: Futboll
0 Komente