Moratti: Balotelli nuk është në shitje
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka reaguar për të thënë se sulmuesi Mario Ballotelli nuk është në shitje, duke mohuar kështu spekulimet që e lidhin atë me Arsenalin.
“Balotelli nuk është në shitje dhe as që do të jetë”, ka thënë Moratti për La Repubblica. Presidenti zikaltër është i njoftuar me mosmarrëveshjet ndërmjet lojtarit dhe trajnerit Jose Mouronho, mirëpo ai është i bindur se bisedimet ndërmjet tyre do të japin rezultat pozitiv për të përmirësuar raportet.
Category: Futboll
0 Komente