Benitez krenar me interesimin e Juventusit

dardanmiftari | Saturday, January 30, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai është krenar që është lidhur me një kalim në Juventus.
Pas rezultateve të dobëta të tashmë ish-trajnerit Ciro Ferrara, mediat spekulonin se Benitez do të jetë pasuesi i tij, pas rezultateve të dobëta të edhe këtij të fundit në stolin e Liverpoolit.
“Duhet të jeni krenar që një ekip i klasit ju monitoron juve, por nuk më pëlqen të flas për spekulime. Njerëzit flasin shumë. Unë vërtet jam i fokusuar te ekipi im, klubi im dhe jam i përqendruar vetëm në ndeshjen e ardhshme kundër Boltonit. Por e di se ata ishin të interesuar për mua. Është një prej top klubeve në Evropë”, ka thënë Benitez.
Pas shumë spekulimeve Ferrara u shkarkua dje dhe u zëvendësua nga ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...