Ferrara: Nuk kam pasur frikë se do ta humb punën
Juventusi e filloi me fitore vitin 2010, ndërsa trajneri Ciro Ferrara mund të marrë frymë më lehtë.
“Të gjithë trajnerët janë të vetëdijshëm se puna e tyre asnjëherë nuk është e sigurt dhe kuptohet që sot (e mërkurë), ishte një ndeshje e rëndësishme”.
“Sido qoftë, nuk kam pasur frikë se do ta humb punën, sepse isha i përqendruar në shmangien e problemeve që patëm javët e fundit”, ka thënë Ferrara për SkySport pas ndeshjes kundër Parmës.
Category: Futboll
0 Komente