Ronaldo thyen rekordin e tij

dardanmiftari | Sunday, April 15, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thyer rekordin e tij të golave në një sezon në La Liga, pasi shënoi golin e 41-të në sfidën e zhvilluar në Bernabeu ndaj Sporting Gijonit.

Ronaldo e barazoi rekordin e tij në ndeshjen ndaj Atletico Madridit me një hettrik, kurse ndaj Sporting Gijonit me një gol me kokë theu rekordin e tij duke shënuar golin e 41-të këtë sezon. Sidoqoftë, Ronaldo është golashënuesi më i mirë në La Liga së bashku me Lionel Messin, që ka numër të njëjtë golash pas dygolëshit ndaj Levantes.

Vlen të përmendet se Ronaldo shëoni ndaj Sportingut edhe golin e tij të 53-të në të gjitha garat këtë sezon, por është ende edhe 11-të gola prapa Lionel Messit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...