Dalglish krenar me Liverpoolin

dardanmiftari | Sunday, April 15, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është krenar me karakterin e treguar nga ekipi i tij, pasi The Reds arritën të përmbysin disavantazhin prej një goli ndaj rivalit lokal, Evertonit.
“Ne jemi shumë krenarë. Është në rregull për ne që të jemi të kënaqur, sepse kemi fituar dhe jemi kualifikuar në finale, por mendoj se në vitet e shkuara tifozët tanë dhe të Evertonit janë sjellë shumë mirë dhe për këtë po ashtu jemi të ngazëllyler”.

“Ne kemi fituar me rezultat 2-1 ndaj një Evertoni të përkryer. Ishte vërtet ndeshje e vështirë, por jam i sigurtë se të gjithë që e shikuan në pozitë neutrale janë kënaqur me lojën”, ka thënë Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...