Kahn porosit Bayernin të transferojë Buffon
Portieri legjendar i Bayern Munichut, Oliver Kahn, ka porositur ish-klubin e tij të zgjidhë problemet që ka në portë duke nënshkruar me heroin e Juventusit, Gigi Buffon.
Bayern ka dështuar të gjejë një portier të qëndrueshëm pas largimit të Kahn, edhe pse ka në dispozicion dy portierët Michael Rensing dhe Hans-Jorg Butt.
“Bayern ka ambicie të mëdha dhe kur dëshironi t’i realizoni objektiva, keni nevojë për një prej portierëve më të mirë në botë”, ka thënë Kahn duke menduar në Buffon.
“Është gjithmonë një bast me portierë të rinj si Rensing. Sa për Jorg Butt, ai është 35-vjeçar dhe Bayern duhet të mendojë për një alternativë”, ka shtuar gjermani për Bild.
Category: Futboll
tung o bufon mos shko ne bayerm munhem
ReplyDelete