Lazio e Udinese në çerekfinale
Lazio dhe Udinese kanë shënuar fitore me rezultat identik, prej 2-0, kundër Palermos, respektivisht, Lumezzanes, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Me golat e shënuar nga Aleksandar Kolarov (57’) dhe Sergio Floccari (74’), Biancocelestët dolën fitues përballë sicilianëve, në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico të Romës.
Ndërkohë, heronj të Udines ishin Francesco Lodi nga pika e bardhë (45’) dhe Bernardo Corradi (61’).
Në çerekfinale, Lazio do ta ketë përballë Fiorentinan, ndërsa Udinese do të ndeshet kundër Milanit.
Category: Futboll
0 Komente