Milani në çerekfinale të Kupës
Milani ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur me rezultat 2-1 Novaran- skuadrën e cila bën gara në Lega Pro Prima Divisione.
Filippo Inzaghi kaloi Rossonerët në epërsi (12’) dhe ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë (47’), Novara barazoi rezultatin, ndërsa realizues ishte Pablo Andres Gonzalez.
Fitoren Milanit ia siguroi mesfushori Mathieu Flamini në minutën e 81-të.
Në çerekfinale, Milani do të ndeshet me fituesin nga përballja Udinese- Lumezzane.
Category: Futboll
0 Komente