Zyrtare: Besart Ibrahimi nënshkruan me Schalken
Skuadra nga Bundesliga- Schalke 04 ka kompletuar transferimin e sulmuesit shqiptar nga Maqedonia, Besart Ibrahimi.
23-vjeçari u transferua nga klubi i Renovës, ndërsa me ekipin gjerman ka nënshkruar kontratë tri vjet e gjysmë, që do të thotë se do të qëndrojë në Bundesliga deri më 30 qershor 2013.
Ibrahimi, i cili këtë sezon shënoi tetë gola në dhjetë paraqitje në Ligën e Parë të Maqedonisë, ka bërë edhe pesë paraqitje për përfaqësuesen maqedonase.
“Ai do të na ofrojë shumë kënaqësi, por ai po ashtu është një lojtar i të ardhmes”, ka thënë trajneri Felix Magath në faqen zyrtare të Schalkes.
Category: Futboll
RROFT GRESHNICA SHUME BUKUR QE KA MBERRI KY DERI NE GJERMANI...
ReplyDeleteTony Greshnica USA