Reali vazhdon luftën
Reali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Riazor kundër Deportivo la Coruna me rezultat 1-3.
Pas disa rasteve të mira të pashfrytëzuara nga mbretërit goli i parë vjen në minutën e 13 nga Esteban Granero. Pas këtij goli Raul humbet një rast të shkëlqyer ku pas një pasimi të Marcelo u gjend përballë portierit por nuk ariti te shenoj.
Pas një asisti maestral nga Guti në minutën e 40 Benzema shënon për 2-0, dhe për ta thyer tabunë 19 vjeçare të Real Madridit në Riazor.
Golin e vetëm për La Corunën në këtë ndeshje e shënoi Riki nga penalltia në minutën e 87.
Për ta vulosur fitoren e Mbretërve u përkujdes Benzema në minutën e 90.
Me këtë fitore Real Madridi mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë, pesë më pak se Barcelona që kryeson (52 pikë).
Category: Futboll
0 Komente