Viola mposht Barin
Fiorentina ka shënuar fitore prej 2-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën kundër Barit në Stadio Franchi të Firences.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët me një gol të shënuar nga Barreto në minutën e 25-të.
Rumuni Adrian Mutu barazoi shifrat në minutën e 38-të për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.
Heroi i Fiorentinas në këtë ndeshje ishte Jose Ignacio Castillo, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve (74’).
Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, ishte pikërisht Castillo lojtari që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa më herët (58’) u përjashtua lojtari mysafir Sergio Almiron, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Category: Futboll
0 Komente