Eriksson: Anglia mund ta fitojë Botërorin
Ish-menaxheri i kombëtares angleze, Sven-Goran Eriksson, beson se Tre Luanët mund ta fitojnë Kupën Botërore nëse të gjithë lojtarët kryesor mbeten në formë.
Suedezi, i cili së fundi u largua nga roli i tij si drejtor futbollistik i Notts County, është i bindur se ekipi i kompletuar i kombëtares anglez është mjaft i mirë për ta fituar kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.
“Kampanja kualifikuese ishte tepër e mirë. Ata kanë një ekip të fuqishëm, lojtarë shumë të mirë, me eksperiencë. Shumica e tyre kanë luajtur në një, disa në dy Kupa Botërore më herët. Kjo llogaritet kur shkoni në një turne si Kupa Botërore”, ka thënë Eriksson.
“Anglia ka shanse të mira. Gjithçka varet nga lojtarët nëse do të jenë të formë. Nëse lojtarët do të qëndrojnë të palënduar, ata kanë shanse të mira si çdo ekip i madh”, ka shtuar suedezi.
Category: Futboll
0 Komente