NBA: Celtics thellojnë krizën e Nets

dardanmiftari | Saturday, February 06, 2010 | 0 Komente

Boston Celtics kanë marrë veten në çerekun e katërt të ndeshjes për të mposhtur New Jersey Nets me rezultat 96-87 gjatë të premtes mbrëma dhe për t’ia shkaktuar këtij ekipi humbjen e 13-të radhazi në udhëtim.
Nets ishin me një pikë avantazh në fillim të çerekut të katërt, por Eddie House shënoi 10 pikë në këtë pjesë për Boston për t’ia dhënë edhe fitoren ekipit. Ray Allen shënoi pikët më të larta për Celtics, 26, ndërsa Rajon Rondo shënoi 17 pikë.
Humbja e pestë radhazi e New Jersey çon në 45 numrin e humbjeve në gjithë sezonin, krahas vetëm katër fitoreve. Nets kanë shanse të fitojnë rekordin më të keq në historinë e NBA-së, të cilin aktualisht e mban Philadelphia 76-ers që përfundoi sezonin 1972-73 me 9 fitore dhe 73 humbje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...