NBA: Lakers vazhdojnë të fitojnë pa Bryant

dardanmiftari | Tuesday, February 09, 2010 | 0 Komente

Los Angeles Lakers kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e dytë pa Kobe Bryant duke mposhtur kësaj here San Antonio Spurs me rezultat 101-89.
Pau Gasol shënoi 21 pikë, tetë asistime dhe pesë bllokime, derisa Lamar Odom shënoi 16 pikë dhe 10 kërcime për kampionin në fuqi të NBA-së.
Los Angeles ishin pa Bryant në fitoren e 40-të të këtij sezoni (13 humbje), i cili mungon për të dytën herë për shkak të lëndimit në gjurin e majtë.
Pavarësisht fillimit të mirë, Spurs (29 fitore dhe 21 humbje) nuk arritën ta ruajnë avantazhin dhe pësuan humbjen e tretë në pesë ndeshje. Manu Ginobili shënoi 21 pikë ndërsa Tony Parker 20 për San Antonio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...