Pato fans i futbollit anglez

dardanmiftari | Saturday, February 27, 2010 | 0 Komente

Alexandre Pato thotë se edhe pse është i lumtur në Milan, ai është një fans i madh i futbollit anglez.
Braziliani erdhi në Milan kur ky klub drejtohej nga Carlo Ancelotti. Por pas largimit të këtij të fundit në Chelsea, mediat vazhdimisht kanë spekuluar se Pato mund ta ndjekë atë.
“E përcjelli shumë futbollin anglez dhe Ancelottin. Trajneri më solli në Milan, tash ai është në Chelsea dhe unë e dua Londrën”, ka thënë Pato, i cili megjithatë thotë se për momentin do të vazhdojë të jetë futbollist i Milanit.
“Tash jam i fokusuar vetëm te Milan. Jam i lumtur pas dy vitesh këtu dhe jam adaptuar 100% me jetën në Itali. Të luaj në Milan do të thotë se kam mundësi të luaj krahas idhujve të mi të fëmijërisë. Shembull është David Beckham, pasimet e tij të gjata janë të përkryera për mua”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...