Tevez: Nuk mërzitem nëse Mancini është i pakënaqur
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka thënë se ai është i gatshëm për ndeshjen e nesërme derbi kundër Chelseat.
Argjentinasi u rikthye në Angli nga vendlindja e tij ku shoqëroi gruan gjatë lindjes së parakohshme të vajzës. Pas dhjetë ditësh mungese, ai pritet të jetë pjesë e formacionit startues, me Emmanuel Adebayor që është i suspenduar për katër ndeshje.
“Po jam i gatshëm të luaj. Nuk është se kam qëndruar. Jam stërvitur me ekipin kombëtar çdo mëngjes dhe ndjehem mirë”, ka thënë Tevez.
“Roberto Mancini e ka ditur që nga fillimi, por ai është nën presion që ekipi nuk ka fituar. Ai ishte nën presion që unë të rikthehesha, por ne tashmë e kemi diskutuar këtë dhe jam i qetë. Jam i sigurt se ai e ka kuptuar dhe nëse jo, nuk më intereson”, ka shtuar sulmuesi.
Category: Futboll
0 Komente