Wenger i kënaqur me paraqitjen pavarësisht humbjes

dardanmiftari | Monday, February 08, 2010 | 0 Komente

Menxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij pavarësisht humbjes 2-0 nga Chelsea në ndeshjen e mbrëmshme në Stamford Bridge.
“Jam tërësisht i kënaqur me paraqitjen dhe shpirtin që treguam. Për mua, derisa nuk ia dolëm kundër Manchester Untied, sot treguam paraqitjen e duhur. Megjithatë ishim ca të pasigurt në fillim të ndeshjes”.
“Gjithmonë mendova se mund të rikthehemi, gjithmonë e kisha atë ndjenjë. Por duhet t’u jepni meritat atyre, ata u mbrojtën mirë, ata janë shumë me përvojë në mbrojtje. Ata bëjnë faull në momentin e duhur dhe janë të mirë në kundërsulme”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...