Alonso: Rregullat nuk duhen ndryshuar

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso, ka akuzuar rivalët e tij duke thënë se ata nuk kanë nevojë të ‘nxehen’ pas komenteve të bëra pas garës hapëse të fituar nga Alonso, në Bahrein.
Jenson Button, Lewis Hamilton dhe Michael Schumaher kishin shprehur brengën e tyre për tejkalimet, pas rregullës së re që nuk iu lejon atyre të rimbushim karburantin.
“Unë mendoj se shumë prej nesh kemi dhënë komente ‘të nxehta’ menjëherë pas garës në Bahrein. Është ende herët të flasim për ndryshime në rregulla”, ka thënë piloti spanjoll.
Rimbushja e plotë e karburantit është ndaluar për herë të parë në vitin 1993, që do të thotë se ngasësit duhet t’i kenë bolidët e tyre të plotë me karburant në fillim të garës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...