Roddick synon rekord në Queen’s Club
Tenisti amerikan, Andy Roddick, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në turneun Queen’s Club dhe ka thënë se ai synon të fitojë titullin e pestë në këtë turne.
Turneu mbahet nga 7 deri më 13 qershor, tetë ditë para fillimit të Wimbledonit.
“Kam pasur shumë suksese në Queen’s Club dhe ende them se është impianti më i mirë i barit në botë. Në të mund të luash në mënyrë perfekte, duke u përgatitur mirë për Wimbledon”.
“Nëse shikoni rezultatet e mia në fusha me bar gjatë vitit 2009, mendoj se shkoi mirë. Ishte zhgënjyes lëndimi im në gjysmëfinale të Queen’s Club dhe mendoj se u riktheva mirë më pas për Wimbledon. Sivjet synoj ta fitoj turneun Queen’s Club”, tha Roddick.
Category: Tenis