Arsenali ndalohet nga Birminghami
Arsenali nuk ka arritur të shijojë kreun e tabelës së Ligës Premier, pasi nxori vetëm një barazim 1-1 në fushë të Birminghamit.
Rrjetat mbetet të paprekura deri në 10 minuat e fundit të ndeshjes. Topçinjtë e panë veten në avantazh nëntë minuta para fundit të takimit, falë një goli të shënuar nga Samir Nasri (81’).
Por kur u mendua se Arsenali do të prekë kreun e tabelës, vendasit shënuan një gol të papritur. Bacary Sagna tentoi të largojë topin nga zona, por ai u godit në gjoksin e sulmuesit Kevin Phillips dhe përfundoi në rrjetën e portierit Manuel Almunia.
Me një pikë të fituar Arsenali mbledh 68 gjithsej, një më pak Manchester United në pozitën e dytë, e që më vonë udhëton te Bolton Wanderers. Pas fitores së thellë prej 7-1 ndaj Aston Villas, Chelsea tash ka marrë kreun e tabelës me 71 pikë.
Category: Futboll
0 Komente