Beckham konfirmon: Operacioni ishte i suksesshëm

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Ylli i Milanit dhe i Anglisë, David Beckham, ka konfirmuar se operimi të cilit iu nënshtrua në tetivën e Akilit ka përfunduar me sukses, ndërsa njëherit ka falënderuar tifozët për mbështetjen.
“Dua të shfrytëzoj rastin dhe t’i falënderoj të gjithë tifozët, anembanë botës që më mbështetën, për mua ata do të thonë shumë”.
“Operimi ishte i suksesshëm dhe do të doja të falënderoj doktor Oravën dhe gjithë stafin mjekësor gjatë qëndrimit tim në Finlandë. Po ndjehem mirë, dhe jam duke u koncentruar për tu rikthyer në mënyrë sa më të fuqishme”, tha i ngazëllyer Beckham.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...