Aguero: Vështirë se do të luajmë në LK sezonin e ardhshëm

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero, ka deklaruar se kualifikimi për Ligën e Kampionëve do të jetë i vështirë, pasi që vendi i katërt është shumë larg kryeqytetasve.
Pas fitores ndaj Osasunës, Atletico gjendet në pozitën e 10-të në tabelën e La Ligës, dhe gjasat për të siguruar vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve janë minimale.
“Ne nuk do të mashtrojmë askënd. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të jetë shumë i vështirë, dhe ekipet para nesh do të duhet të dështojnë. Është shumë vështirë, por kurrë nuk i dihet”.
“ Nëse jo, atëherë do të tentojmë të sigurojmë një vend për Europa League”, ka thënë Kun Aguero.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...