Vetëm Interi vendos të ardhmen e Balotellit

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, ka deklaruar se përkundër mospërfshirjes në skuadrën e Interit për takimin kundër Chelseat, sulmuesi italian duhet të punojë për të rikthyer vendin në formacionin e Interit.
“Mario duhet të rikthehet dhe të punojë për të rifituar vendin në ekip. Ai gjithnjë duhet të sillet si profesionist. Ai gjithnjë duhet të jetë i hapur ndaj kritikave për tu përmirësuar”.
“Ai ka kontratë trevjeçare dhe klubi do të vendosë për të ardhmen. Ata e kanë në dorë një talent të rrallë dhe do të dinë se si ta shfrytëzojnë. Nga ana jonë ne do të bashkëpunojmë në mënyrë të plotë”, ka thënë agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...