Berlusconi: Balotelli ka fytyrë rosonere

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Silvio Berlusconi ka thënë se nuk e di nëse Mario Balotelli do të transferohet në Milan, por shton se sulmuesi i Interit ka ‘fytyrë të një rosoneri’.
Sulmuesi i ri i Interit sërish iu dha shkas mediave për të përfolur një kalim të mundshëm te Milani, pasi veshi fanellën kuqezi në një emision humoristik italian.
Balotelli është i pëlqyer nga radhët e Milanit ndërsa është në raporte jo të mira me trajnerin e Interit, Jose Mourinho.
“A do ta veshë Balotelli në të ardhmen fanellën kuqezi? Nuk e di, mos më pyetni mua për këtë. Por sido që të jetë, ai ka një fytyrë simpatike, fytyrë rosoneri”, ka thënë Berlusconi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...