NBA: Knicks frenojnë Nuggets

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Danilo Gallinari ka shënuar 28 pikë për të ndihmuar New York Knicks të ndalojnë hovin e Denver Nuggets duke e mposhtur me rezultat 109-104.
Knicks i bënë ballë lojës së shkëlqyeshme të Carmelo Anthony i cili shënoi 36 pikë, dhe rikthimit të vonshëm të Nuggets, për të fituar takimin e mbrëmshëm.
Al Harrington shënoi 23 pikë dhe nëntë kërcime për Knicks (26 fitore dhe 45 humbje), të cilët kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit.
Për Denver (47 fitore dhe 24 humbje) shumë i saktë ishte Chauncey Billups që shënoi 25 pikë, por ekipi i tij me këtë humbje largohet edhe më shumë nga lideri i Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...