Eto'o paralajmëron: Jam lojtar i ndeshjeve të mëdha

dardanmiftari | Tuesday, March 16, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto'o është i bindur se ai do të tregojë lojën e tij të vërtetë në ndeshjen e sotme përballë Chelseat.
Eto’o thotë se ai është lojtar i ndeshjeve të mëdha dhe shpreson se do të shijojë atmosferën dhe fitoren në Stamford Bridge.
“Gjithmonë e kam ngritur nivelin e lojës kur kam luajtur ndeshje të këtij niveli dhe tashmë kam shijuar ëndrrën të shënoj gol të fitores në Stamford Bridge. Chelsea është favorit dhe presioni është mbi ta”.
“Çdo minutë që kalon pa gol gjatë ndeshjes do të jetë presion shtesë. Ata do ta ndjejnë atë. Kjo nuk do të thotë se ne do të jemi të fokusuar në mbrojtje. Kjo do të ishte një gabim i rëndë. Ne do të sulmojmë nga fillimi dhe nëse e fitojmë këtë ndeshje atëherë besoj se do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Eto’o.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...