Zarate: Do ta shpëtoj Lazion

dardanmiftari | Tuesday, March 16, 2010 | 0 Komente

Mauro Zarate premton se ai do ta shpëtojë Lazion nga rënia në Serie B, pasi është afër zonës së rrezikut.
Lazio është duke kaluar një sezon katastrofik dhe për momentin është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut dhe ka një orar të vështirë të ndeshjeve deri në fund të sezonit.
Argjentinasi po ashtu nuk është në formën më të mirë këtë sezon dhe ka shënuar vetëm tre gola në Serie A, por edhe më tej është favorit i fansave të klubit romak.
23-vjeçari është duke vuajtur suspendimin dhe nuk ishte pjesë e humbjes së Lazios në Olimpico nga Bari, por ai premton se do të rikthehet dhe ta shpëtojë klubin nga rënia në Serie B.
“Do ta shpëtoj Lazion. Ua kam borxh këtë fansave fantastik të këtij klubi”, ka thënë argjentinasi për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...