Fitore e vështirë e Barcelonës

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic realizoi golin e parë. Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga duke e mposhtur me vështirësi skuadrën e Osasuna me rezultat 2-0.
Takimi zhvilluar të mërkurën mbrëma në Camp Nou përfundoi me fitoren e vendasve, të cilët dominuan me lojë, mirëpo është dashur të kalonte minuta e 73-të për të arritur deri te goli i parë.
Zlatan Ibrahimovic shënoi për epërsinë e Blaugranëve (73’) pas një pasimi të Maxwell, ndërsa pasimin e Andres Iniestas e shfrytëzoi njeriu që zëvendësoi Ibrahimovicin, Bojan Krkic, i cili realizoi për rezultatin 2-0 (89’).
Pas kësaj fitoreje, Barca mban vendin e parë në tabelë me tre pikë më shumë se Real Madridi, që të te enjten zhvillon ndeshjen e xhiros së 28-të kundër Getafes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...