Van der Vaart në listën e Chelseat

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Rafael Van der Vaart mund të jetë cak i një transferimi te Chelsea, pasi që Carlo Ancelotti e ka identifikuar holandezin si zëvendësuesin e Decos në mesfushë.
Sipas AS dhe The Sun, agjentët e Van der Vaart dhe ata të Chelseat kanë filluar bisedimet për një transferim të holandezit në Stamford Bridge, për një shumë që përflitet të jetë rreth 11 milionë euro. Marrëveshja do të nënshkruhet para fillimit të Kampionatit Botëror.
Van der Vaart është përulur nga Real Madridi në fillim të sezonit duke mos u ftuar as në ndeshjet miqësore. Sidoqoftë, holandezi ka gjetur rrugën për në formacionin bazë falë paraqitjeve fantastike, duke përmendur dhe atë ndaj Sevillas kur shënoi golin e fitores në sekondat e fundit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...