Higuain: Dua të jem shënuesi më i mirë në La Liga
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se ai është duke synuar të fitojë Këpucën e Artë në La Liga.
Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren 5-1 ndaj Tenerife, duke çuar në 16 numrin e golave këtë sezon.
“Jam shumë i lumtur pasi jam afër për të qenë Pichichi (shënuesi kryesor) në La Liga. Për keqardhje ishte që një herë godita shtyllën, pasi dëshiroja të shënoj hat-trick”, ka thënë Higuain, i cili është vetëm një gol prapa dy liderëve, yllit të Barceloës, Lionel Messi, dhe atij të Valencias, David Villa.
Category: Futboll
0 Komente