NBA: Lakers iu rikthehen fitoreve

dardanmiftari | Monday, March 01, 2010 | 0 Komente

Kampionët e NBA-së, Los Angeles Lakers, kanë treguar një paraqitje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë për të përmbysur rezultatin dhe për të fituar ndaj Denver Nuggets me rezultat 95-89.
Lamar Odom shënoi 20 pikë dhe 12 kërcime me Kobe Bryant që pati edhe një ditë të keqe në shënime me vetëm tre gjuajtje të sakta nga 17 tentimet dhe me 12 asistime, por që mjaftuan për të shënuar fitoren e parë këtë sezon ndaj rivalit të Konferencës Perëndimore.
Carmelo Anthony shënoi pikët më të larta në ndeshje, 21 për Denver.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...