Messi shkel Valencian

dardanmiftari | Sunday, March 14, 2010 | 0 Komente

Het-trik i Leo Messi Supersfida e javës së 26-të në Primera Division është zhvilluar në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Valencias. Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma përfundoi me fitoren e katalunasve me rezultat 3-0. Gjysma e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, edhe pse të dyja skuadrat shfaqën një lojë të hapur duke krijuar raste, mirëpo iu mungoi efektiviteti.
Rastet më të mira në 45 minutat e para i patën mysafirët, mirëpo edhe vendasit patën momentet e tyre kur ishin mjaft të rrezikshëm.
Blaugranët e filluan ndryshe fraksionin e dytë të lojës, duke krijuar vazhdimisht presion te porta kundërshtare.Goli i avantazhit erdhi në minutën e 56-të, kur pas një solo-depërtimi, lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, mposhti portierin Cesar.
Në vazhdën e pjesës së dytë, katalunasit ishin skuadër dominuese, ndërsa një rast shumë të mirë për të barazuar rezultatin e pati Nikola Zigic (68’), i cili dështoi të shënonte përballë portierit Valdes.Lionel Messi vs Cesar Njëzet minutat e fundit të ndeshjes ishin edhe më të vështira për Los Che, pasi që Hedëiges Maduro u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 81-të doli sërish në skenë golashënuesi më i mirë në La Liga këtë edicion, Leo Messi, i cili dyfishoi epërsinë e vendasve.
Një minutë më pas, ‘SuperMessi’ kompletoi het-trikun e tij, pas një pasimi të Thierry Henry.Lionel Messi Pas kësaj fitoreje, Barcelona rimerr kreun e La Ligas me tre pikë më shumë se Real Madridi që të dielën mbrëma zhvillon ndeshjen e javës së 26-të kundër Valladolidit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...