Schalke në krye të Bundesligës
Schalke ka arritur të mposhtë në fushë mysafire rivalin për titull, Bayer Leverkusen, duke marrë kështu edhe kreun e tabelës së Bundesligës.
Të dy golat për ekipin mysafir i shënoi sulmuesi gjerman Kevin Kuranyi dhe që të dyja në pjesën e parë të ndeshjes (11’ dhe 28’).
Me Bayern Munichun që u mposht më herët në fushë të vet nga Stuttgart, Schalke kalon në maje të tabelës së Bundesligës me 58 pikë, dy më shumë se bavarezët. Leverkuzen mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë.
Category: Futboll
0 Komente